Mos jemi gjë të gjithë të çakërdisur nga trutë ne shqiptarët?


Nga Mentor Kikia

Mjafton të bësh një xhiro në rrugët e Tiranës(jo nga Unaza e Re) dhe mbledh mjaftueshëm prova për të kuptuar se jemi një shoqëri depresive.

Nuk e ekzagjeroj.

Po ju tregoj disa eplsode: Në afrësi të ish stacionit të trenit, një makinë ka ndaluar duke bllokuar rrugën. Burri në timon, gruaja hyn e del nga dyqani. Dikush, para meje, i tërheq vëmendjen burrit për bllokimin e rrugës.

Ai zbret nga makina, duke turfulluar e duke sharë me sa kishte në kokë(me rob, me shpi, e kështu gjërash), dhe tenton ti hapë derën e makinës me dh.unë.

Hapet semafori e ai ikën, duke e lënë burrin që shkumëzonte duke sharë. Shkaku ishte pse i tha që ke zënë rrugën. Dy semaforë më tutje, unë i pari, dikush pas meje i binte borisë pa ndalim.
-Po ku të shkoj, është semafori i kuq – i thashë.

-Ec more më plasi mua për semaforin, hape rrugën. S’pashë të kishte ndonjë urgjencë mjeksore se ishte vetëm në makinë. Mbylla veshët deri sa u hap semafori.

Tek rrethrrotullimi i Zogut të Zi(jam kurioz ta di se ku e kanë bërë shkollën këta inxhinierët tanë që e bëjnë rrethin sa një fushë futbolli dhe ngushtojnë rrugën), dy makina fërkohen, pa dëmtime serioze. Nga njëra dalin dy vetë dhe godasln xhamin e tjetrit, duke ulërltur. Pak më tutje dy policë që pëpriqen të vënë rregull në këtë katrahurë, vijnë me vrap dhe i qetësojnë.

Këto skena i hasa në harkun e 35 minutave. Por ajo që shikoj në tërësi, është se njerëzit nuk janë të qetë, nuk janë të qeshur. Nuk dinë të thonë: Ah, më fal, të lutem! Janë nervozë, agreslvë, të gatshëm të suImojnë, të dh.unshëm.

Ky është një problem i madh social, pasi është burim krlmlnaliteti.

Është genetike kjo, apo jetojmë në mjedisie kaq stresante sa jemi çakërdisur të gjithë nga trutë?