Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha së bashku, pas protestës se opozitës përpara parlamentit, iu drejtuan dje në mesditë KQZ ku dorëzuan listat me kandidatët që dorëhiqeshin nga mandati i deputetit.
CNA.al ka mundur të sigurojë zyrtarisht nga KQZ numrin e saktë të listës emërore të dorëzuar nga Kryemadhi.
Lista e kryetares të LSI kishte vetëm 75 emra që dorëhiqeshin nga 146 kandidatë që kjo forcë politike ka paraqitur përpara shqiptarëve në vitin 2017.
Në zgjedhjet e dy viteve më parë, LSI siguroi 19 mandate nga të cilët dy prej tyre nuk e dorëzuan pas vendimit politik të opozitës.
Lefter Koka dhe Robert Bitri i cili më parë ishte larguar nga LSI.
Pra nga një llogaritje e thjeshte rezulton se Kryemadhin e kanë braktisur gati gjysma e kandidatëve të vitit 2017 duke mos respektuar vendimin e saj politik. Nga 146 emra duke zbritur numrin prej 75 personash që kanë firmosur dhe numrin e dorheqjeve prej 17 deputetësh që mbeteshin nga grupi I LSI në total janë 54 emra që kanë refuzuar vendimin e Monika Kryemadhit se bashku me dy deputetët Bitri dhe Koka si dhe listën me katër emra që sot bëri betimin.
Ashtu si Kryemadhit edhe Lulzim Bashës iu kanë dezertuar shumë prej emrave në listat e vitit 2017. Nga lista prej 194 emrash kreun e PD e kanë refuzuar 51 prej tyre së bashku me deputetet Murrizi dhe Hajdari./CNA