Momenti kur Haradinaj kthehet nga Haga,dhe mesazhi rëndësishëm që jep


Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, sapo është kthyer në Kosovë pas intervistimint në Hagë, në cilësi te të dyshuarit.

Ai ka thënë se do t’i kthehet punës në Kosovë, duke përsëritur se Kufijtë e Kosovës nuk guxon t’i prekë askush, tregu për njohje po, e taksa deri në njohje, dhe dialog pa kushte.“Dëgjoj zëra se kryerja e detyrave qeverisëse pas dorëheqjes, është jo kushtetuese.

Si Qeveri në dorëheqje, ashtu siç e kam cekur edhe në vendimin tim për dorëheqje, do t’i kryejë detyrat, se nuk guxoj të lë vakuum qeverisës, sepse Kosova nuk mund t’i bartë pasojat e vakuumit qeverisës. Me respekt për ta, palët që mendojnë ndryshe i ftoj t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. Çfarëdo që të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese do ta respektoj”, ka thënë Haradinaj, përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”