”Fuego” i Eleni Foureira-s do të mbahet mend gjatë. Performanca e saj në skenën e madhe të Eurovisioniit i magjepsi të gjithë.
Artistja me origjinë shqiptare, që në Eurosong përfaqësoi Qipron, pas fotos me Eugent Bushpepën ku bënë simbolin e shqiponjës, në Greqi u gjykua si nxitëse e ”Shqipërisë së madhe”.
Madje kishte edhe deputetë që shkuan në ekstrem, duke kërkuar që 31-vjeçares ti hiqet shtetësia greke. 2 javë pasi mediet dhe të gjitha portalet në Greqi e ”masakruan” me shkrime kritike, mbrëmë në aeroportin e Athinës, qindra media dhe fanca e pritën si Mbretëreshë.
Eleni Foureira zuri vendin e dytë në Eurovision 2018. Por pavarësisht se nuk e mori dot çmimin e madh, Foureira u prit si heroinë në Greqi. E veshur me një kostum sportiv, Eleni dukej edhe mjaf në formë.