Moderatorja e njohur shqiptare flet për birësimin e djalit: Zgjodha rrugën më të bukur


Gazetarja dhe moderatorja e njohur Fjodora Fjora para 4 vitesh gxuoi të ndërmerrte një rrugë të vështirë. Ndonëse beqare, ajo vendosi të birësonte një djalë të vogël, i cili quhet Alteo.

E ftuar në emisionin ‘Mos i fol shoferit’ të Rudina Dembacajt, moderatorja ka treguar hapat e parë në birësimin e Alteos, ndërsa ka theksuar se ka qenë një mikesh e saj që e ka nxitur për vendimin.

‘Ka qenë një vendim aty për aty. Ka qenë një ftesë nga një mikesha ime që sot e kësaj dite i jam shumë mirënjohëse, Klodi, e cila vetë ka birësuar. Ajo mendoj që është her oina dhe jo unë. Më mori për të bërë një ngjarje bamirësie në shtëpinë e foshnjes që është “Hana dhe Rozafa”. Aty jam përballur me shumë fëmijë.

Aty kam menduar dhe kuptuar që secili prej tyre do të jetonte më mirë në shtëpi me mua sesa aty. Aty nuk i dihet asnjëherë fatit. Aty mund të marrë një familje më të mirë se unë, por gjithsesi e pata këtë ndjesi dhe e dija që nuk zgjodha rrugën e lehtë, por më beso që kam zgjedhur rrugën më të bukur’, ka thënë Fjodora Fjora.