Misteri i shtëpisë së shqiptarëve të arrestuar në Athinë, çdo gjë e lyer me të zezë dhe shikoni çfarë bëhet aty


Dalin detaje të reja. Në këtë apartament në lagjen ‘Nea Filadelfia’ të Athinës u arrestuan të premten nga forcat speciale greke dy shqiptarët të cilët ishin arratisur të mërkurën nga porti i Pireut.

Mësohet se të dënuarit kishin një pistoletë me vete, megjithatë ata nuk reaguan kur forcat speciale iu shfaqën përballë.

Një informacion i të premtes pasdite informoi policinë për adresën e apartamentit ku fshiheshin të arratisurit, të cilët më pas u transferuan në një komisariat të Athinës.

Dhe nga pamjet që mund të shihni në foto, apartamente i shqiptarëve duket në gjendje të mjerueshme.

Ende nuk kuptohet qartë se përse ata apo dikush tjetër kishte lyer me të zezë, që mund të jetë bojë, qymyr ose graso. Të gjitha mobiliet në kuzhinë, muret dhe dritaret janë të ngjyera me te zezë. Gjithashtu edhe në banjë vërehet kjo bojë.

Edhe në dhomën e gjumit, që nga shtrati, sirtarët dhe çdo gjë tjetër është një kaos i vërtetë.

CNN-i grek raportoi se apartamenti ishte marrë me qira nga një person i tretë disa kohë më parë, por nuk dihet se si kanë shkuar deri atje dy shqiptarët Xhuliano Halili dhe Alfons Doçi, pasi u arratisën të mërkurën nga porti i Pireut.

Halili është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një fëmije, ndërsa Doçi me 25 vite burg për trafik të lëndëve narkotike.