Meteorologia shqiptare jep parashikimin, ja çfarë do të ndodhë me motin javën që vjen


Ditët e fundit, një pjesë e madhe e qyteteve shqiptare janë izoluar nga reshjet e dëborës dhe janë “par alizuar” nga ngricat.

Temperaturat e ulëta vazhdojnë ende, por do të ketë një rritje të lehtë gjatë fundjavës së ardhshme.

Meteorologia Adiola Bani ka dhënë parashikimin e motit për javën e ardhshme në një lidhje për News 24.

Nesër pritet rritje e temperaturave me 2 gradë celsius, ndërsa në zonat malorë do të ketë sërish reshje të dendura bore.

Përsa i përket të premtes do të ketë rritje të temperaturave, por do të ketë vranësira.