Një studente ka hequr rrobat gjatë prezantimit të tezës së diplomës, pas komenteve të papërshtatshme të profesoreshës së saj.
Letita Chai, studente në Univeristetin Cornell në Ithaca, New York, u zhvesh gjatë prezantimit si një formë proteste për “opinionet shtypëse dhe diskriminuese”.
Pasi pedagogia e saj e kritikoi për veshjen, duke i vënë në pah se pantallonat që kishte veshur ishin shumë të shkurtra, Chai zgjodhi të protestonte dhe ta publikonte videon live në Facebook.
Në postimin bërë, ajo shkroi se: “Ajo më tha para gjithë klasës se unë largova vëmendjen e meshkujve nga përmbajtja e prezantimit tek trupi im. U shokova nga fjalët e saj dhe nuk dija sesi të përgjigjesha”.
Chai shtoi se disa studentë u habitën nga komentet e profesoreshës dhe e mbështetën atë.
Teksa në një intervistë të dhënë për mediat lokale, pedagogia u shpreh se: “Nuk u tregoj studentëve se çfarë duhet të veshin dhe as nuk e përcaktoj se çfarë është një veshje të përshtatshme. Kërkoj prej tyre që të reflektojnë për veten dhe të marrin vendimet e tyre”.
Incidenti ka shkaktuar mjaft trazira, teksa një grup mbështet Chai-n dhe kauzën e saj për të drejtat e femrave, teksa të tjerë kërkojnë që auditori të respektohet me një veshje të përshtatshme.