Mero Baze rrëfen: Çfarë më tha Sokol OLLDASHI për 21 Janarin. Biseda me Lulzim Bashën dhe porosia e Bamir TOPIT: Kujdes me letrat


Në 8 vjetorin e ngjarjes së 21 Janarit, ku humbën jetën 4 protestues në mes të Bulevardit, gazetari Mero Baze i cili ka qenë prezent në momentin e vr asjeve ka treguar rrjedhën e të gjithë ngjarjes.

Baze tregon kë kishte takuar atë ditë dhe si kishte hetuar rreth kësaj vr asje të 4-fishtë dhe pl agosjes së dhjetëra personave të tjerë.

Gazetari tregon për bisedën që ka zhvilluar me të ndjerin Sokol Olldashin, me ish-presidentin e asokohe Bamir Topin, me kryetarin aktual të opozitës Lulzim Bashën dhe me shumë persona të tjerë.

Rrëfimi i Mero Bazes:

Të parin që pashë duke u rrëzuar në tokë, edhe pse nuk qenkësh i vr ari i parë, ishte Hekuran Deda, i cili u rrëzua nga tavolina ku ishin gazetarët. Mu duk sikur u rrëzua se e shtyu dikush, por në të vërtetë ishte qëIIuar. Hodha sytë nga TV Klani dhe aty pashë një njeri që ishte rrëzuar, por jo tek vendi i Hekuranit. Diçka më lart afër derës. Ishte e pabesueshme për të gjithë se ato që po shikonim ishin vr asje. Kur i ripamë më vonë në mbrëmje, dukej që vr asja tek dera kish ndodhur disa sekonda më parë se vr asja tek tavolina e gazetarëve, por gjithsesi nga e njëjta batare.

Nuk dija kë të pyesja nëse ishin vr asje apo pla gosje. Me sytë nga rruga shiheshin pak çaste më vonë persona që transportonin të pla gosur të tjerë. Një koleg i Vizion Plusit më tregoi si i rrëmbyen furgonin e transmetimit për të çuar në spitaI një nga vik timat, ndërsa shiheshin njerëz të pla gosur dhe të trembur që po shpërndaheshin.

Tentova t’i telefonoj disa herë Preç Zogajt, por nuk funksiononte telefoni. I nisa një SMS ku i thosha afërsisht se dikush mund të jetë vr arë. Ishim krejt të paqartë. Telefoni funksionoi me sms, por me thirrje jo.

Pak më vonë Edi Rama doli në konferencë për shtyp. Bëri thirrje të qetësoheshin dhe të ktheheshin në shtëpi. Nuk përmendi të vr arë, edhe pse vr asjet kishin ndodhur. As ai nuk dinte gjë. Ja përsërita thirrjen Zogajt, por pa sukses. Mu bë fiksim që kishin qëIIuar njerëzit sipër kryeministrisë. Aty u shfaq dhe komandanti i Gardës dhe një bodigard i familjes Berisha, dhe disa tipa që mu fiksua se mund të kishin qëIIuar.

Disa orë më vonë rreth orës 20:00, Tom Doshi u kthye nga SpitaIi Ushtarak me një CD në dorë. Kishte marrë skanerin e Aleks Nikajt, të vr arit ende të pavd ekur. Ishte qIIuar me një pIumb që i hynte nga sipër poshtë. Edi Rama ishte I dërrmuar dhe I pafuqishëm. Ishte tme rruar nga vr asjet dhe nuk kishte asnjë ide se çfarë duhet të bënte më tej.

Në mbrëmje, kur Artanit i kërkova të më nxirrte prej kameras qi tësin anash kryeministrisë, ata sipër tarracës dhe ata që ishin tek shkallët, ndryshoi gjithë historia. Artani, pasi më nisi fotot e para, mori i lumtur për zbulimin që kish bërë. Duke riparë gjithë filmimet e kameras, në të vërtetë kishte zbuluar kush kish vr arë. Fotot nuk bënin më punë. Instikti i tij prej gazetari kishte bërë histori.

Nuk jam i sigurt nëse Sali Berisha, bashkë me idenë se duhet të vr iste, kishte ndërmend dhe mënyrën se si do t’i fshihte vr asjet, por pak pasi i vr au, duket se e kishte fiksuar skenarin A, sipas të cilit vik timat i ka vr arë vetë opozita. Pasi kjo u hodh poshtë nga filmimet, ai nxitoi drejt skenarit B, që ata u vr anë se ishte grusht shteti. Dhe këtu ka vend të hetohet dhe si autor me dy versione për vr asjet.

Dështimi i skenarit për të fajësuar opozitën për vr asjet

Në daljen e tij të parë publike më 21 janar në mbrëmje, e tha qartë atë: “Në këto përIeshje kanë humbur jetën 3 qytetarë, janë pl agosur dhjetëra policë dhe demonstrues. Përgjegjësia e plotë totale për të gjitha këto bie mbi organizatorët e skenarit tunizian, mbi pinjollët e benalive shqiptarë. Duke ju shprehur ngushëIIimet më të sinqerta, familjarëve të vik timave, theksoj se të dhënat paraprake flasin se secili prej tyre është qIIuar nga afër me ar më pis toleta të lehta, të cilat nuk gjenden në ar matimin e Policisë së Shtetit dhe as të Gardës së Republikës. Duke theksuar këtë, i kërkoj Prokurorisë të zbardhë sa më shpejt të vërtetën e këtyre jetëve të humbura.

Përshëndes, ndonëse në fatkeqësi, familjarin e njërit prej këtyre vik timave, i cili do t’i thoshte në Spitalin Ushtarak njërit prej këtyre drejtuesve kryesorë të kësaj dh une: Largohu kri minel, na vr ave vëllanë, dhe në prani të personelit do ta nxirrte jashtë nga dhoma. Motra e shkretë, megjithëse kishte në gjendje shumë të rëndë vëllain, por që nuk kishte humbur arsyen, i dha atë që meritonte këtij shoku.”

Kush e lexon këtë deklaratë të kryeministrit kohë më vonë, e kupton qartë se kur doli para medies ai ka qenë i vendosur t’i hidhte kuf omat në shpinë Edi Ramës. Deklarata tregon qartë po ashtu se Berisha ka mbajtur kontakt thuajse të drejtpërdrejtë me Spitalin Ushtarak.

Paragrafi që Berisha flet për një gjoja inc ident, i vishet Preç Zogajt, kur ka shkuar tek dhoma e Aleks Nikajt. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur. Siç më shpjegoi vetë Zogaj, Aleksi ishte një mik i shtëpisë së tij dhe ai ishte realisht i dërrmuar nga ideja se Aleksi mund të vd iste. Ishte vëlla i vetëm i katër motrave dhe kishte dy vajza të vogla. Berisha ishte vigjilent ndaj këtyre detajeve, dhe e kishte kompletuar skenarin e tij, që nga mënyra si ishin gjuajtur deri tek detajet se si populli fajësonte opozitën për vr asjet.

Para se Sali Berisha do të dilte në konferencën për shtyp në orën 19 30 minuta, ai i kishte kërkuar Lulzim Bashës një raport shpjegues për atë që ndodhi.

Në zyrën e Lulzim Bashës kishte trokitur ndërkohë një person misterioz, i lidhur shumë me ambasadën ruse dhe i bezdisëshëm për policinë e shtetit për shkak të letrave që i kishin. Gjysëm delirant, dhe konspirativ, ai i ka dorzuar Bashës një raport të “hollësishëm” për ar mët që kanë përdorur demonstruesit, çadrat pis toletë, thi kat me heIm paraIizues etj. Basha ka marr “raportin” dhe ka pyetur disa krerë të policisë për këtë gjë. Të gjithë ja kanë refuzuar vërtesinë dhe i kanë shpjeguar që personi përveçse është i pabesueshëm dhe me probleme integriteti ka dhe lidhje të forta me rusët.

Basha anonte më shumë nga policët, por Berisha ishte duke i kërkuar një gjë justifikuese. I paaftë, i paburrë dhe i papërgjegjshëm për ti dal zot vendit të punës që kishte, ai i çoi Berishës në zyrë dhe këtë raprot, duke ja thënë me gjysëm zëri, që nuk e besonte plotësisht.

Berisha e përpiu me sy raportin. Ishte një fanepsje paradhënie e “qytetarit të sotëm digital”, një skenar që do të kishte dashur ta shkruante me dorën e tij.

-Kjo është i tha. E ka gjetur!Shiko se më duket ky është i ngatërruar dhe me rusët pak , sic më thanë ata të policisë.Leri ata, e ka gjetur, i tha.

Dhe e kam parasysh si i ka shkëlqyer fytra nga tinzaria që kish gjetur dicka që nuk e besonte as vet, por që fantazia e dikujt tjetër po e lehtësonte.

Dhe doli më 19. 30 para shqiptarëve dhe e lexoi fjalë më fjalë, duke përmendur cadrat pist oeltë, th ikat me heIm dhe ar më të tjera suprizë.

Në ekranet e pushtetit filloi të keqpërdorej një pamje e vd ekjes së Ziver Veizit duke shpjeguar sipas oreksit lëvizjen e një plaku të hutuar nga vr asja. Ajo që kishte ndodhur ishte tra gjiokomike. Ndërkohë që të gjithë ishin të sho kuar nga vr asjet, Berishën e kishin njoftuar se .A.B. një ish zëdhënës i PD në fund të viteve 90, që bënte në atë kohë në TVSh një emision javor, “kishte zbuluar vr asësin”.

Ai kishte montuar në kompjuterin e tij në shtëpi, skenën kur një plak i afrohet Ziver Veizit, pak sekonda para se të rrëzohej në tokë. Me pak mundim, me rrathë të kuq, e disa shigjeta, ishte munduar të shpjegonte vr asjet e Gardës si vr asje nga turma. U shkulën të gjithë e shkuan tek shtëpia e A.B. Që nga Berisha e Luli e deri tek Sandri dhe polici e shtetit. Ai tregonte paksa i krekosur për çfarë kish zbuluar.

-Kjo është tha Berisha. Merre Sandër transmetoje.!

Luli ishte kthyer nga Agron Koliqi dhe e kishte parë në sy nëse vlente ajo video. Koliqi kish tundur kokën duke e quajtur budallëllëk. Luli nuk kishte folur. Zëri i Berishës ishte më i fort se mohimi me shenja i Koliqit, dhe pa niku i Bashës. Dhe pak minuta më vonë gjithcka ishte në Tv Klan dhe vazhdon edhe sot si legjendë urbane.

Por në mbrëmje vonë Artan Hoxha publikoi pamje të plota, filmuar nga vendi ku ne rrinim në Kullat Binjake. Këndi i gjerë i pamjes i përfshinte të gjithë vr asësit dhe të vr arët. Shihej qartë që gardistët kishin qëIIuar dhe vr arë.

Shihej qartë një ushtarak i Gardës që kish qëIIuar në drejtim të njerëzve. Kamera kapte flakën e automat ikut dhe rrëzimin e vik timës në një kohë. Ishte një mrekulli optike. Berisha nuk e priste këtë.

Vetëm pak çaste më parë, në orën 19:30 ai kishte spekuluar pikërisht me këtë fakt. Pasi shpalosi skenarin e tij haluçinant, ofruar nga një njeri i shërbimeve ruse, ai tha ndoshta gjënë më të rëndë që ka thënë ndonjë Kryeministër në botë.

Duke ju drejtuar gazetarëve me një ton pyetës kër cënues, për të mos dëshmuar atë që panë, ai shkoi edhe më tej, duke kërc ënuar njërin prej tyre që të mos dëshmonte, që për pak do ishte vr arë. Ishte fjala për reporterin e ABC Neës, Fatos Mahmutaj. Me një portret të hallakatur nga makthi i vr asjeve dhe lajmet që i vinin çdo çast për vik timat dhe adrenalinës që i jepte ideja se e kishte gjetur zgjidhjen, ai ju drejtua gazetarëve:

“Mund t’ju bëj një pyetje: ju që ishit në të katër anët e kësaj situate me kamerat tuaja, pse nuk arritët të filmonit njërin prej tyre. Si nuk arritët ju të filmoni qoftë dhe njërin prej tyre. Çfarë ndodhi me kamerat tuaja? Ju i keni dhënë të gjitha, madje unë dëgjova një telekronist tuajin që tha se më ka marrë pl umbi, pastaj doli se nuk e kishte marrë pl umbi. Ndjeva keqardhje, por fatmirësisht doli se nuk e kishte marrë pl umbi dhe tha se më shtynë.”

Ishte duke i kërkuar gjithë gazetarëve të fshihnin ato që kishin në kamera, dhe veçanërisht një gazetari, të fshihte dhe kujtesën e tij, atë që kishte përjetuar si vr asje e sigurtë, pl umbin që i kishte shp uar trupin.

Fatos Mahmutaj ishte mbi tavolinën e vendosur për kamerat përbri Kryeministrisë, një vend i shenjtë për çdo ngjarje apo konflikt, që nuk preket nga asnjë palë. As në lu ftërat e përgj akshme nuk qëIIon njeri mbi tryezën e gazetarëve. Sali Berisha qëIIoi. Një pIumb kapi Fatos Mahmutaj dhe i përshkroi dorën tej e tej, dhe tjetri kapi Hekuran Dedën, një protestues që ndoshta ka menduar se tek tavolina e gazetarëve e kishte jetën më të sigurtë, duke e konsideruar shtetin normal.

Sali Berisha ishte duke i kërkuar këtij gazetari, të mohonte dhe vetveten, dhe historinë që kishte të bënte me të.

Ishte i sigurt se askush nuk kishte filmuar vr asjet në mënyrë diskredituese. Dhe mbi të gjitha ishte i tërbuar që Fatos Mahmutaj, reporteri i ABC Neës, një kanal i perandorisë së tij kor ruptive, kishte qenë në krah të Hekuran Dedës kur u v ra, ishte pl agosur dhe kishte rënë i lem erisur nga tavolina. Vëmendja e Berishës shkoi deri tek ai.

Donte ta poshtë ronte që të mbyllte gojën. Dhe padronët e tij tentuan t’ia mbyllin. Në një histori të paprecedent në medie, drejtuesit e ABC Neës nuk pranuan të quanin gazetarin e tyre të pl agosur vetëm pse kështu prishej Skenari A i Sali Berishës.

Skenari B i Grushti i Shtetit.

Dalja e kamerave të Artan Hoxhës e kishte tër buar. Të nesërmen në një dalje të re para mediave volli vr er dhe për të. I zënë ngushtë nga gazetarët të komentonte pamjet e tij, ai iu vër sul atij me epitete fyese. “Informatat e para janë ato që kam thënë dje, por kam thënë edhe se Prokuroria e Shtetit duhet të zbardhë të gjitha rrethanat, nga kanë dalë, nga kanë ardhur, kush ka qëIIuar e të gjitha me radhë. Unë shoh një media që po me një tjetër çakall të Sigurimit bën po atë që bëri çakalli i Ramës me videon tjetër dhe përpiqet të bëjë dhe gjykatësin, dhe prokurorin dhe të gjitha. Kjo është zgjedhja e tij.”

Ishte destabilizuar. Skenari A i ishte shfryrë si flluskë sapuni. Kuf omat e vik timave që tentoi t’ia faturonte opozitës, i kishin mbetur në oborr të vet. I kishte mbetur gj aku brenda gardhit të tij.

Tani duhet tu jepte zemër vr asësve që të mos e tra dhëtonin. Pasi i mbajti p eng në oborr të kryeministrisë, pasi i mjekoi dhe i shpërbleu me rroga shtesë, pasi u premtoi shtëpi pjesëtarëve të Grupit të Zja rrit, dhe pasi u shfaq publikisht me Komandantin e Gardës me sy të nxirë nga rr ahja, filloi të flasë për një fenomen të ri, për një Grusht Shteti organizuar nga Presidenti, Kryetari i Opozitës Kryeprokurorja, SHISH dhe media.

Njoftimin zyrtar e bëri në mbledhje të qeverisë më 23 janar ku foli për “skenarin e një puçi, e një përpjekje të qartë, evidente për të marrë pushtetin me dh unë, nga një treshe, tashmë e njohur, Edvin Kristaq Rama dhe dy ministrat e diktaturës komuniste Gramoz Ruçi dhe Skënder Gjinushi.”

Sokol Olldashi ma pat shpejguar përfshirjen e Bamirit në listë më shumë si pafuqi të Bashës për të kundërshtuar paranojën e Berishës.

Pak para se të ndodhnin vr asjet, ai ka urdhruar forcat e ndërhyrjes së shpejt të merrnin në kontroll godinën e kryeministrisë, dhe të evakuonin Berishën. Në oborrin e kryeminsitrisë drejtuesit e FNSh janë pë rplasur me Komandantin e Gardës i cili kishte marrë urdhër për të që lluar dhe jo për tu evakuar. Ai ka zbuar forcat e ndërhyrjes së shpejt, duke komunikuar dhe me Lulzim Bashën dhe duke i treguar se kryeministria është në juridiksion të Gardës dhe ai ka urdhër ta mbroj. Pas kësaj ka filluar bre shëritë mbi njerëzit që ishin duke ikur duke pla gosur rreth 30 vet, 4 prej të cilëve vd iqën.

Ndërkohë që vazhdonin ngjarjet, Lulzim Basha ka shkuar i trembur në zyrën e Sokol Oldashit. Sokoli ma ka përshkruar atë takim po ashtu si të pafajshëm.

-Erdhi në zyrën time. Ishte i trembur nga gjithçka që ndodhte brenda dhe jashtë kryeministrisë. I shikonim ngjarjet të dy në ekran. Ai kishte qenë në kryeministri dhe tani i duhej të përballej me tensionin e dinamikës së ngjarjeve. Situata perceptoi dhe u pa se ishin vr arë njerëz. Luli u lidh me Bamir Topin. Ai e ftoi të shkonte në zyrën e tij dhe të bisedonin. Kur u kthye, ishte më i qetë.

-Si shkoi biseda, i thashë.Mirë, më tha. Nuk m’u duk negativ. Kur dola, më tha bëni kujdes me letrat se ka ngjarje.

Ndërkohë që po bisedonim, mori në telefon Sali Berisha. Po i thoshte diçka të rëndë lidhur me Topin dhe ngjarjet që kishin rrjedhur. Shkuam bashkë në zyrën e tij. Dukej totalisht i axhituar dhe jashtë kontrollit. Berisha u hodh në su lm kundër Bamirit. Luli nuk foli. E kuptova që Basha nuk i kishte treguar që e kishte takuar Bamirin.

Për ta lehtësuar situatën, shkova në fund të zyrës ku ishte telefoni fiks dhe me autoparlant të hapur fola me badigardin e Bamirit, që e njihja qysh kur isha Ministër i Brendshëm.

-Ku është ai, e pyeta.Në shpi shefo, më tha, pushon tani.Berisha më pa i çuditur.Me kë po flet, tha.Me rojën e Bamirit, i thashë.I ra tërbimi i improvizuar menjëherë dhe tundi kokën.Lere mos na ngatërro tani, tha. Ai ka bërë puçin.

Ishte e qartë që i duhej puçist. E kuptoi dhe Basha këtë dhe filloi të flas.I tregoi se ishte në takim tek Bamiri, që t’i bënte thirrje të ndalte puçin, por ai e paskësh kërc ënuar dhe i kish thënë “kujdes me letrat”.

Ishte një version emocional, krejt i ndryshëm nga ajo që unë isha dëshmitar pak më parë, tha Olldashi.

Përpjekja e Berishës për alibi personale në prishjen e serverave

Por në retorikën e Berishës në atë mbledhje më tërhoqi vëmendjen një fakt. Ai përmendi Gjergj Lezhën. Jo me emër, por me post. Tha se kishim videot e serverit të kryeministrisë që provonin gjithçka. Citoi për këtë Sekretarin e Përgjithshëm. Është e shkruar e zeza mbi të bardhë në fjalimin e tij në mbledhje të qeverisë më 23 janar.

“Pas konferencës së shtypit i kam kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave të vërë në dispozicion të Prokurorisë të gjithë videon e kryeministrisë. Kryeministria ka një sistem videosh te vetin, përveç asaj që ka Garda, përveç asaj që vendos policia. Kamerat tuaja ishin të plota. Në këtë kontekst, me bindjen time kishte një material të plotë për të saktësuar se nga erdhën plumbat, si u vr a dhe ku u vr anë, pra të gjitha rrethanat.”

Sipas kësaj deklarate të bërë në datën 23 janar, i bie që më 21 janar rreth orës 20 në mbrëmje Sali Berisha të ketë thirrur në zyrë Gjergj Lezhjen dhe t’i ketë thënë këto që thotë më sipër, pra që të kontrollojë serverin e Kryeministrisë dhe të nxjerrë andej pamjet filmike dhe t’i vërë në dispozicion të prokurorisë.

Këtë e thoshte më 23 janar. Hëm. Siç doli më vonë nga ekspertiza amerikane, serveri i Kryeministrisë është fshirë rreth orës 1 të natës duke u gdhirë 22 janari.

Pra i bie që Gjergj Lezhja e ka marrë porosinë, ka kontrolluar pamjet filmike, është tm erruar nga ato çfarë ka parë, ka bërë një kopje ia ka çuar Berishës në zyrë dhe kanë fshirë serverin. Djallëzia e Berishës shkon në ek strem. Ai qëllimisht flet më 23 janar për server të paprishur të Kryeministrisë që sot të ketë alibi se ai nuk dinte gjë që ishte prishur.

Që atë ditë ai ka menduar si ta fusë në burg Gjergj Lezhën, si bedelin e parë të këtij akti kr iminal. Ligësia e kësaj deklarate tani duket më e plotë. Një vit më pas, kur FBI ka sjellë ekspertizën në Tiranë dhe paraqet si problem faktin se ky server është fshirë natën e 21 janarit, shihet qartë se Berisha çdo hap drejt alibisë së tij e ka bërë me vetëdije. Siç bëjnë vr asësit profesionistë.

Kundërshtimi i gjashtë urdhër arr esteve për gardistët

Një ditë më parë Ina Rama i kishte çuar Ministrit të Brendshëm gjashtë urdhër- arr estesh që përfshinin zinxhirin komandues të Gardës që nga Komandanti deri tek q itësi i dyshuar për vr asës. Kryeprokurorja është detyruar t’ia bëjë më të lehtë duke i thënë se ata thjesht do merren në pyetje dhe mund të lihen të lirë. Por asgjë nuk ka funksionuar. Drejtori I Përgjithshëm I Policisë, Burgaj ja ka raportuar kërkesën e Kryeprokurores, Sali Berishës.

Po çfarë kishte ndodhur?

Afër mesantës kur përflitej lajmi se do arrestoheshin gardistët që kanë gju ajtur, Luli shkoi sërisht në zyrën e Olldashit, për shkak të miqësisë që ai kishte me Ina Ramën. Ina kishte folur me Sokolin dhe i kërkoi që të bisedonte paqësisht, të thërriste prokuroria gjashtë oficerë për t’i marrë në pyetje.

-Ja thashë Lulit në një klimë tërësisht të qetë, pa tensionin e një puçi të ri, dhe ishte dakord, I kishte shopejguar Ina Sokol Olldashit.

-I thashë Inës të dërgonte letrën se gjithçka ishte në rregull.

Pasi uli telefonin me ne, ajo kishte komunikuar me drejtorin e Policisë së Shtetit. Ai kishte komunikuar direkt me Berishën dhe i kishte treguar. Berisha mori sërish Lulin dhe i tha se kryepuçistja Ina Rama kërkonte të arr estonte zinxhirin komandues të Gardës.

Luli me qetësinë më të madhe, edhe pse pak më parë kishte qenë dakord të thirreshin gjashtë ushtarakët, ia miratoi paranojën pa guxuar t’i tregojë se kish qenë në parim dakord me atë që po bënte Ina.

Tensioni është rritur të nesërmen pasi Edi Rama ka den oncuar mos dorzimin e gjashtë ushtarakëve të akuzuar.

Kjo i mjaftoi Berishës të akuzonte Ina Ramën si bashkëpuntore të Edi Ramës, pasi sipas tij I kishte treguar për refuzimin e Burgaj.

I vetmi që ka pranuar t’i dëgjojë ka qenë ambasadori amerikan. Ai ka hyrë në mes të këtij konflikti të pastër ligjor, duke inkurajuar prokuroren për hetime, por dhe duke bindur Berishën se vetë nuk është “pjesë e puçit”. Për herë të parë në historinë e një shteti ligjor, një kryeministër mori përsipër moszbatimin e urdhrave të kryeprokurores, duke u vetëshpallur vetë ag resor, vetë gjykatës, vetë prokuror dhe vetë garant i Kushtetutës. Në të vërtetë ky ishte i vetmi element real i Grushtit të Shtetit atë ditë. Atë e kishë bërë Sali Berisha.

Rezistenca e Berishës për të mos dorëzuar gardistët vazhdoi dhe mbasdite, në komunikimin mes Prokurorisë dhe Drejtorisë së Policisë. Drejtori Burgaj kishte gjetur zgjidhjen. Urdhër-arr estet kishin “lapsuse të papranueshme”.

Dhe Berisha e gjeti lidhjen mes puçistëve. Meqë Bamir Topi refuzoi të futej në këtë mes, meqë Ina Rama këmbënguli gjithë ditën t’i arr estonte gjashtë të dyshuarit për vr asje dhe meqë Edi Rama në mbasdite vonë kishte deklaruar se Berisha po refuzonte të dorëzonte vr asësit, atëherë dilte që Bamir Topi, Ina Rama dhe Edi Rama kishin një plan të koordinuar. Tra gjikomedi.

Formalizimi i “Grushtit të Shtetit” në parlament

Të dielën në mbrëmje ai mblodhi parlamentin në një seancë urgjente tra gjikomike. Deputetët e frustruar nga ideja se mund tu kishte ikur pushteti, filluan të flasin me zë të lartë dhe duarbosh për grusht shteti. Ilir Meta shkoi më tutje dhe i quajti kokëpalarë. U ngrit një Komision dhe në krye të tij u emërua Eduard Halimi. Detyra ishte e qartë: Të terr orizonte prokurorinë dhe të baltoste sa të mundej Presidentin, SHISH-in dhe median kritike me Berishën.

Mbasditen e së dielës në seancën e posaçme në Kuvend, teza kishte avancuar. Ishte futur në listë dhe SHISH. Sipas Berishës, në zarfin që SHISH i kishte dërguar në zyrë në datën 20 janar, kishte zero informacion për “puçin”! Aq shumë ishte autosugjestionuar nga ideja se ishte para një puçi sa tani i kërkonte dhe SHISH ta kishte parë atë ëndërr një ditë para se t’i fanepsej atij. E vuante shumë idenë se SHISH-in nuk e kishte nën kontroll. E vuante më shumë që ata raportonin më shumë tek ndonjë vend mik i Shqipërisë se sa tek ai. Dhe ju duk rast i artë t’i hi qte qafe me këtë rast.

Para deputetëve shpjegoi qartë dhe skenarin. Foli për dy lloj zarfesh me lek, një për transportin dhe një për “lu ftën. I pari kishte 10 deri 20 mijë lek, i dyti 200 deri 300 mijë lek. Shpjegoi se si para Dajtit ky grup kishte marrë një dr ogë sintetike. “U shpërnda thuhet një lloj dr oge sintetike, për këtë duhet të bëhen analizat se për këtë nuk kam dijeni, u shpërndanë gurë dhe të gjitha mjetet e tjera…”.

Por edhe pse Komisioni u ngrit, edhe pse u bë kujdes të gjendeshin deputetë që nuk prishnin punë dhe nëse bëheshin qesharakë, e shihte se skenari nuk po ecte. Perëndimi po u jepte mbështetje “puçistëve” dhe ky ishte një problem i madh për të. Presidenti i Republikës dhe Kryeprokurorja u bënë destinacioni i ri i diplomatëve. Berisha u tërbua dhe shp ërtheu. Në një takim më 24 janar me efektivë të policisë dhe familje të tyre, iu turr me një fjalor rrugaçëror Ina Ramës dhe Bamir Topit. Të parin e quajti horr bulevardi, të dytën lavire bulevardi. Sofistikimi i tij për “puçin” kishte ecur përpara.

Argumentet pse ai nuk dorëzonte gardistët tani ishin të ndryshme nga një ditë më parë. Më 22 janar argument ishte demoralizimi i zinxhirit komandues të gardës, më 23 janar bënte thirrje të merrej filmimi i serverit të Kryeministrisë që vetë e kishte fshirë qysh më 21 janar dhe më 24 janar thoshte ata nuk kanë prova, dhe provë të vetme kanë rregulloren e Gardës që lë përgjegjësinë tek zinxhiri komandues.

Ishte duke sulmuar “skenarin B të puçit”, që sipas tij lidhej me marrjen e pushtetit përmes gjyqësorit dhe prokurorisë. Skenari A përmes ar mëve kishte dështuar. Në të vërtetë kishte dy skenarë, por ato ishin tek Berisha. Skenari A i tij ishte që vrasjet i bëri opozita dhe skenari B ishte që meqë u bë grusht shteti, vr asje do ketë. Siç e tha vetë në parlament dhe para policëve, në raste të tilla nuk ka rëndësi sa vr iten. “Në një grusht shteti mund të mos vr itet asnjë, mund të vr iten 3, 30 apo 300. Grushti i shtetit nuk mund të kalojë. Kjo është absolute. Forca e institucioneve të një shteti demokratik është e hekurt. Mjerë ata që e provojnë!…”

I njihja thuajse gjithë deputetët e Komisionit. Dy prej tyre pak më shumë se të tjerët. Genc Strazimiri, të cilit tashmë i ka mbetur në dorë ky Komision, dukej i frustruar, por dhe i gatshëm të binte në sy. Atë e njihja më mirë se të tjerët. Njihja raportet e mosbesimit të Berishës me të dhe telashet që i ishin krijuar si zëvendësministër i Brendshëm ngaqë kish de noncuar Kuliçin tek Berisha si njeri që lidhej me kr iminelë në Fier dhe Durrës. Prej atëherë Berisha i kishte prerë vështrimin, dhe ky ndoshta i dukej një rast i artë për tu riafruar me të.

E kuptova që e kish marrë kështu këtë shans kur dëgjova që emrin tim si gazetar puçist e lexoi ai. Qesha për herë të parë kur mendova sa do ishte kënaqur Berisha duke e parë ta lexonte emrin tim. Perve rsiteti i tij në këto raste shkon larg. I shijon shumë përdorimi i atyre tek të cilët nuk beson. I shijon kur i shikon duke dhënë prova besimi.

Shkova në Rogner për një kafe për tu takuar me Andi Bushatin. Vendosëm ta merrnim me humor. Balla dhe Çakuli po ashtu.

Vizion Plus kërkoi një koment, dhe i thashë pak a shumë se nuk kam tabulate, por atë që nuk ia tregoj gruas sime, nuk jam i gatshëm t’ia tregoj gruas së Berishës. Ishte pak e tepruar si deklaratë, por fakti që ai po e bënte këtë gjest ndaj meje në emër të su lmeve që unë i kisha bërë korr upsionit të familjes së tij, ishte logjike t’i tregoja kujt i duhej përbaltja ime. Gazetari qeshi dhe iku. Çakuli bëri një gjë më me humor. Një letër të hapur ku shpjegonte pse dështoi puçi, dhe si e kishim organizuar. Balla dhe Bushati e injoruan tërësisht.

Por ndërsa ne qeshnim, Perëndimi e kishte marr seriozisht. Në Bruksel u dukej ska ndal i madh që të na kërkoheshin tabulatet. I dërguari për krizën, Lajçak, ia kish kërkuar këtë nga Brukseli Berishës dhe ky ia kishte bërë të vështirë. Ne po na dërgonin sinjale se kjo punë do zgjidhej. Më vinte të pl asja, pasi e dija që tabulatet tona nuk kishin asnjë rëndësi.

Maksimumi i duheshin Berishës tablatet e Çakulit për të parë me kë kish folur ditët para transmetimit të videos së Ilir Metës. Ne të tjerët ishim për arsye krejt të tjera. Unë për ha kmarrjet e tij primitive, Sokol Balla ngase quhej njeri i afërt i Ramës dhe gazetari kryesor i Top Channel-it, dhe Andi Bushati si një gazetar i pakompromentueshëm që stërmundohej dhe vazhdon akoma të jetë i paanshëm, një pozicion që Berisha e urren më shumë se sa atë të gazetarit ar mik.

Por duket që kishin përgjuar telefonat. Ndërkohë që ne ishim në katin e katërt të kullave binjake në Bulevard, ku Berisha thoshte “aty është Shtabi I Edi Ramës”, Edi Rama nuk e kaloi dot as Urën e Lanës. Ndërkohë kisha bërë një shaka ban ale. Një militant socialist A.K. na gjeti në katin e katërt dhe na pyeti se çfarë duhet të bëjmë.

I thashë “shko bë shu rrën tek porta e Kryeminsitrisë dhe eja”. Disa muaj më vonë Fatos Lubonja në një shkrim të tij ak uzonte Edi Ramën për trazirat e 21 Janarit, pasi sipas tij “dëgjonte ata që thoshin shko bëji sh urrën tek porta”. Duket se Berisha kishte sugjestionuar gazetarët që I dolën në krahë, me fakte kundër “ne puçistëve”.

Vendosëm të mos bëjmë asnjë kundërshtim për të shkuar në Komision. U konsultuam dhe për ato që do tu thoshim deputetëve. Nuk jam i sigurt nëse na e përgjuan atë bisedë, por të nesërmen e “të vetmit plan” që bëmë kundër pushtetit, na çliruan nga akuza dhe nuk pranuan të shkonim në Komision. Ishte dështimi ynë real. Deri atë ditë nuk kishim bërë asgjë. Atë ditë që vendosëm të bëjmë diçka, na e hoqëm mundësinë.

E keqja ishte më e madhe se kaq. Mosthirrja jonë, që ne e quanim dështim, po quhej si fitore e Perëndimit që na kishte shpëtuar nga Berisha. Në fakt Berisha kishte shpëtuar nga ne. Isha i vendosur që pak me humor dhe pak me cinizëm, të dëshmoja çfarë dija për aferat korr uptive të Familjes dhe të “justifikoja” me to arsyen pse kjo qeveri duhej përmbysur qoftë dhe me dhunë, duke justifikuar kështu veten si “puçist”. Ishte një rast i artë që na u hoq nga duart falë miopisë së disa zyrtarëve perëndimorë, që u dukej sikur po na shpëtonin.

Në fakt po shpëtonin Berishën. Kishin shkëmbyer nxjerrjen tona nga skema e puçit me tolerimin e vr asjeve, kishin barazuar tabulatet e katër gazetarëve me jetët e katër të vrarëve nga Sali Berisha dhe Lulëzim Basha, kishin zëvendësuar kuriozitetin e dy djemve të mi për lakimin e emrit në ekrane, me vajin e 8 fëmijëve jetimë që s’do t’i shikonin kurrë baballarët në shtëpi.

Kishin falur dy herë Sali Berishën, një herë që po i toleronin vr asjet dhe su lmin ndaj institucioneve dhe herën e dytë që po na e hiqnin nga duart ne katër puçistëve, që së paku mund t’ia bënim “fytyrën si këpuca” siç ka qejf të thotë ai. Kishim dështuar të ushtronim të drejtën tonë si puçistë, përballë atyre që sapo shihnin kamerat, na fyenin dhe sapo iknin, na dërgonin sms se nuk kishin çfarë të bënin, kishin urdhër… Nuk kishte dështuar asnjë grusht shteti, kishim dështuar të ndalnim grushtin që Berisha po i jepte shtetit duke e marrë p eng nga makthi i njeriut që kish vr arë.