Mediat greke ndryshojne mendje per Elenin, ja çfarë shkruajnë së fundmi


Për ditë me rradhë, këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira është komentuar shumë nga mediat dhe populli grek, të cilët e kanë kryqëzuar për gjestin e shqiponjës që ajo kishte bërë në një foto me Eugent Bushpepën.

Sipas tyre, nëpërmjet këtij gjesti Eleni mbështeste idenë e Shqipërisë së Madhe dhe kjo e revoltoi shumë popullin grek, të cilët filluan me sharjet dhe ofendimet për këngëtaren, ku disa edhe kërkuan që asaj t’i hiqej shtetësia greke.

Image result for eleni foureira eurovision

Mirëpo, pas performancës elektrizuese të Elenit në natën e parë gjysmëfinale të Eurovisionit, mediat e huaja e krahasuan këngëtaren me Beyoncen dhe madje e kanë renditur në mesin e artistëve që kanë një mundësi të madhe për ta fituar këtë kompeticion.

Image result for eleni foureira eurovision

Pas kësaj ndodhie, edhe grekët kanë ndryshuar mendimin e tyre për Elenin. Vet populli grek ka shprehur hapur mbështetjen për Qipron dhe Elenin dhe ata u shprehën të sigurt se ajo do të kthehet me triumf në vend.

Dhimos Verikios, një gazetar i njohur grek, ka deklaruar publikisht në televizionin “Alpha” se Eleni është një mrekulli në skenë dhe se talente si ajo duhet të mbështeten shumë.