I ashpër ka qenë debati në lidhje me minorltetin grek në Shqipëri, marrë shkas nga vrasla e dropulitit Kostandin Kaçifa disa ditë më parë.
I ftuar në studion e Ora News, aktori Laert Vasili, nëna e së cilit është minoritare greke, ka bërë disa paralelizma mes Tiranës dhe Athinë zyrtare, teksa tregon një të vërtetë të pakundërshtueshme.
Në mjaft kafene shqiptare, dëgjohet pa problem muzikë greke, e madje, edhe me zë të lartë, ndërsa, siç tha ai, askush nuk të lejon të vendosësh muzikë shqipe në qendër të Athinës.
Vasili ka treguar një rast të arrestimit nga policia, teksa ishte mbledhur me miqtë e tij dhe po këndonte këngë shqipe, për të festuar ditëlindjen.
Ai rrëfeu:
E kam përjetuar vetë. Në një ditëlindjen time, pas shfaqjes, kanë ardhur tre katër shokë të mit vlonjatë, sepse me ta jam rritur. Filluan të këndonin labçe dhe pas 20 minutash ne na arrestoi policia”.
Më tej, Vasili i mëshoi faktit se mjaft shqiptarë detyrohen të deklarohen grekë për shkak të pensionit që shteti helen u ofron.
Aktori tha troç:
Populli e thotë shumë thjeshtë “Fukarallëk, maskarallëk”. Kur nuk të del dhe të vjen një pension, po mor po, do deklarohem grek. Bëhet propagandë neo-nazlste greke në fshatrat e minoritetit grek në Shqipëri, në Dropull”.
Teksa panelistët flisnin për denigrim të mimoriteti grek në Shqipëri, Laert Vasili mbroi idenë e tij se është dhe ka qenë që në kohën e Enverit krejt e kundërta, duke përmendur rastin e së ëmës, e cila ishte minoritare dhe mbaroi tre universitete, por edhe të ish-ministrit të Mbrojtjes, Kiço Mustaqit.
Ndër të tjera, aktori kujtoi:
Pse u është bërë denigrim minoriteteve në Shqipëri? Kiço Mustaqi ka qenë ministër i Mbrojtjes dhe ishte minoritar. Nëna ime ka qenë kolonele, ka mbaruar tre universitete. Ishte dhe është minoritare. Çfarë denigrimi u është bërë?
Është shpifje për të gjithë ata që thonë se nuk flasin e nuk dinë greqisht se nuk i ka lejuar Enver Hoxha”.
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/490125218136904/?t=0