Mund të jetë një nga çuditë më të mëdha që keni dëgjuar, por kjo i ka ndodhur këngëtares së njohur Ashanti, e cila ka 3.8 milionë ndjekës në Instagram dhe 1.92 milionë në Twitter.
Ylli i popit pritej të performonte në eventin Back To Brook në Stony Brook University në fund të muajit, por mediat e huaja raportojnë se koncerti u anulua pasi u shitën vetëm 24 bileta.
Fillimisht për të zhvilluar koncertin ishte përcaktuar Teyana Taylor, por ajo u tërhoq në minutën e fundit, duke mos i lënë mundësi organizatorëve që të promovonin Ashantin.
Ka qenë reperi 50 Cent ai që është tallur keq me këtë histori të trishtë të këngëtares.
Ai shkruan në Instagram:
Shfaqja e Ashantit u anulua pasi u shitën vetëm 24 bileta. Prisni një minutë. Unë sikur u thashë të gjithëve të mos merreshin me këtë budallaçkë. Dua emrat dhe profilet në rrjetet sociale të të gjithë atyre që blenë biletat”.