Me fjalë të ëmbla dhe në gjuhën shqipe, Xhaka bën dedikimin e veçantë për përvjetor


Futbollisti shqiptar i Kosovës i cili mbron ngjyrat e kombëtares së Zvicrës dhe klubit të Arsenal, Granit Xhaka, i ka bërë një dedikim gruas së tij në gjuhën shqipe.

Në një ditë kaq të veçantë për të dy, Xhaka ka vendosur që fjalë ti shkruaj në gjuhën mëmë. Këtë dedikim të veçantë e ka bërë me anë të një postimi në rrjetin e tij social të ‘Instagram’.

Ai sigurisht njihet si një ndër lojtarët më të rëndësishëm të dy ekipeve me të cilët aktivizohet.

‘Përvjetori jonë është më i rëndësishëm se çdo ditë. Unë festoj dashuria ime, për ty dhe të dua në çdo moment. Ndihem shumë me fat që të kam, dhe uroj që shpirti yt të jetë gjithë jetën i mbushur me lumturi! Uroj më të mirat e kësaj bote sepse dashuria që më jep më ka bërë më të fortë e më të lumtur.

Uroj me gjithë dashurinë time që ditët e tua të jenë vetëm me diell, sepse në ato me shi, dielli yt do të jem unë. Gëzuar pervjetorin e 4❤🌹
Te Dua Zemra Jem❤ @leonita.x’, shkruan Graniti.