Debat të madh krijoi ditën djeshme ceremonia përkujtimore e Kaçifas në Gjirokastër.
Por përpos kësaj ceremonie, në Gjirokastër u mbajt edhe një protestë nga shqiptarët, lidhur me emigrantët e vr..arë së fundmi në Greqi.
Por mes shqiptarëve, sipas një lexuesit të JOQ Albania, ishte edhe një grek i infiltruar.
Ai quhet Vasileos Kalyvas, teksa disponon edhe dy pasaporta, atë greke dhe shqiptare.
Lexuesi pretendon se ky shtetas ishte shpallur non-grata pas trazirave në varrimin e Kaçifas 40 ditë më parë, ndërsa besohet se ka shfrytëzuar dy pasaportat për të hyrë në Shqipëri.
Lexuesi shkruan për JOQ Albania:
Pershednetje JOQ Albania. Sot ne Sheshin e Cerciz Topullit ne Gjirokaster eshte bere nje proteste atdhetaresh. Informacionet qe kemi nga njerezit tane,na tregojne se sot ne mes te Protestes se Atdhetareve ka qene prezen edhe personi i cili quhet Vasileos Kalyvas,i cili eshte nje personazh i paguar dhe i mire infiltruar nga shovinistet greke.
Sipas deshmive ky person ka dy pashaporta si dhe i perdor sipas interesave. Behet me dije se pas problemeve ne Bularat para 40 diteve ketij shovinisti i eshte shpallur Non Grata ne Shqiperi.Me sa duket Pashaportat e tij kane bere pune. Po dergojme keto foto dhe keto te dhena tek Faqja juaj e madhe per dy arsyeje. E para si ka mundesi qe eshte lejuar nga Policia shqiptare te hyje ne teritorin tone pasi eshte shpallur Non Grta.
E dyta si ka mundesi qe nuk eshte pikasur nga gjithe ajo mase Atdhetaresh ky person i cili ne cdo moment ka kontrolluar protesten e tyre. Ju lutem publikojeni qe Shqiptaret te kuptojne se sa thelle eshte futur tradhetia nder ne. Ne foton e pare Vasileos eshte ne Bularat,ne te dyten ne sheshi i Cercizit sot, ndersa ne te tjerat duket paster dashuri per greket dhe njekohesish urrrejtja per shqiptaret.