“Më bekoi Zoti me ty”, Erion Isai dedikim special për gruan e tij


Erion Isai është një nga aktorët më të njohur dhe të dashur për publikun shqiptar, të cilin e shohim të dielave në emisionin “BE Caffe” në krahë të Olsi Bylykut e Bes Kallakut. Ditën e djeshme në familjen e Erionit ka festë, pasi bashkëshortja e tij Ajlin feston ditëlindjen.

Aktori ka bërë një postim në ‘Instastory’ ku i ka bërë urimin më të ëmbël gruas. “I pazoti ndihem të flas për ty sesi me 36 shkronja të shpall sa bukur ndihem kur ne jemi dy, që ti mbretëreshë na bëre 3, kur më të bukurën na dhe. Sa herë pasqyra ndaj vetes më tregon një anë timen të mirë, ajo je ti. Dashuri që bekon! Të duam, je kristali jonë”, shkruan Erioni bashkëngjitur fotos./opinion.al