Mbi 2.5 ton dhe 7 metra i gjatë, zhytësit përballen me peshkaqenin më të madh në planet (Video)


Një çift i zhytësit kanë treguar një guxlm të madh duke rre zikuar edhe je tët e tyre, pasi janë zhytur në det për të fotografuar peshkaqenin më të madh të bardhë në planet.

Peshkaqeni i madh, i njohur si ‘Deep Blue’, u pa për herë të parë nga zhytësit dhe fotografët e botës nënujore, Mark Mohler dhe Kimberly Jeffries të dielën javën e kaluar.

Çifti hyri shpejt në ujë për ti hedhur një vështrim më të qartë krijesës, e cila po ushqehej me një balenë të vd ekur, rreth nëntë milje nga bregu i ishullit Hawai.

Mohler shkroi në Facebook: “Deep Blue, ndoshta i identifikuar si peshkaqeni më i madh i Bardhë, ishte i fundit i ndodhur në Meksikë”.

Ai tha se kishte ardhur në Hawai për një “tu ushqyer dhe një pushim të shkurtër”..

Mohler shkruante se ishte Jeffries ishte i pari që e pikasi atë më 13 janar, dhe çifti sapo konfirmoi identitetin e Deep Blue u zhytën menjëherë për të kapur disa foto të peshkaqenin që peshonte mbi 2.5 ton dhe ishte 7 metra i gjatë. TIRANA TODAY

https://www.facebook.com/KimberlyJeffriesPhotography/videos/2112660348853012/?t=0