Djali i deputetit socialist Bashkim Fino, Redi Fino mësohet se është martuar me vajzën e Gëzim Podgoricës, ish-drejtor i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH).
Ishte vetë Edlira, e cila bëri me dije se çifti është martuar, teksa pozoi me fustanin e bardhë të nuses bashkë me dhëndrin, në tarracën e një prej hoteleve në qendër të Tiranës.
“Kur ëndrrat bëhen realitet… 12/12/2018. Dashuria ime Redi Fino”, shkruan në postimin e saj Edlira.
Ambienti ishte zbukuruar me gjelbërim dhe lule të kuqe, ndërsa nusja kishte zgjedhur një fustan stil klasik me detajet e dantellës dhe të tylit.
Nga ana tjetër Redi Fino është dhëndri tradicional, me një kostum të zi shumë elegant dhe këmishën e bardhë.