Një maratonë vrapi në Kinë ka përfunduar në kaos pasi më shumë se 250 vrapues u kapën duke bërë hile. Dhjetëra të tjerë u filmuan nga ajri duke i rënë shkurt në mënyrë të “zgjuar.
Pamjet e marra nga policia tregojnë se si disa nga garuesit u futën mes përmes një barriere trafiku të mbuluar me pemë dhe kaluan nga ana tjetër e rrugës me anë të një kthese në formë “U-je”.
Pasi u zbulua i gjithë skenari i turpshëm, organizatorët deklaruan:
Ndiejmë keqardhje të thellë për atë ndodhi. Vrapimi në maratonë nuk është një ushtrim i thjeshtë, është një metaforë për jetën dhe çdo vrapues është përgjegjës për veten e tij.”
Në raste të tjera, fotografitë nga gara treguan dy vrapues me numra të njëjtë në bluzat e tyre.
Si rezultat i veprimeve të tyre të turpshme, konkurrentët që ma.shtruan u ndaluan për jetë nga pjesëmarrja në maratona ndërsa 237 të tjerë u ndaluan për dy vjet.