Mandatet e djegura të opozitës, Ruçi bën lëvizjen e papritur në KQZ


Kuvendi i është drejtuar me një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për zëvendësim të deputetëve të opozitës të cilët dogjën mandatin zyrtarisht një ditë më parë.

Kërkesa e Kuvendit vjen 24 orë pasi 56 deputetët e opozitës dorëzuan formularin për djegien e mandateve.

Menjëherë pas protestës së djeshme kreu i PD Basha dhe kryetarja e LSI Kryemadhi dorëzuan në kuvend formularët e plotësuar nga të gjithë deputetët e opozitës.