Lindita Nikolla i bën “dhuratë” Endri Fugës 15 mijë euro, me vendim qeverie


Këshilltari për Mediat në Kryeministri, Endri Fuga ka marrë para nga buxheti i shtetit për të kryer studime jashtë vendit. Fuga ka përfituar për një vit master rreth 15 mijë euro.

Është pikërisht Lindita Nikolla që ka firmosur vendimin që Fuga të bëjë 1 vit master në universitetin e Tufts, një universitet privat ky në SHBA.

Ka qenë viti 2015-2016 koha kur Fuga ka përfituar nga lekët e shqiptarëve për tu shkolluar, duke mbajtur edhe detyrën e Drejtorit të Komunikimit në Kryeministri.

Kanë qenë pikërisht fondet e dhëna nga MAS me të cilat Fuga është shkolluar jashtë Shqipërisë.