Moti i keq ka bërë që të bllokohen rrugët në shumë zona të Shqipërisë.
Kjo gjë ka detyruar një nënë të re nga Elbasani të lindë fëmijën e saj të dytë në kushte shtëpie.
Infermierja Nazmie Demiri e Qendrës Shëndetësore Labinot-Katund ia ka dalë ta shpëtojë nënën e re re.
25-vjeçarja ka lindur pa probleme dhe është transportuar me autoambulancë në maternitetin e Elbasanit.
Tashmë ajo ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ku dhe po merr trajnimin e nevojshëm.