Festat e fundvitit po afrojnë dhe ajo çfarë njerëzit bëjnë më shumë është të shprehin një dëshirë që duan t’u realizohet. Edhe këngëtarja shqiptare Rozana Radi ka shkruar një letër për Babagjyshin të cilit ja ka ‘dërguar’ nëpërmjet rrjeteve sociale.
“I dashur babagjysh, Ashtu si vitin që shkoi, edhe këtë vit dëshiroj të më sjellësh para. Dëshirën po ta nis të shkruar në letër zmerile, që të mos fshish by thën me kërkesën time, siç bëre vjet,”- shkruan plot humor Radi. Më pas kanë vijuar shumë komente duke qeshur.