Shqiptarët për shqiptarët” udhëtuan në fshatin Urxallë me një mision të madh: të kthenin lumturinë në familjen Mera. Kështu bënë, ishte Elvis Naçi i cili me ndihmën e shqiptarëve me zemër të madhe grumbulloi paratë për ti blerë familjes një apartament në qytetin e Burrelit, afër spitalit dhe shkollës.
Lumturia e anëtarëve të familjes është e papërshkrueshme kur dera e banesës së re u hap për herë të parë. Djemtë kanë dhomën e tyre, ambientet janë të bollshme dhe të rehatshme. Lumja nuk e përmban dot emocionim dhe papritur thotë se nuk e meriton këtë banesë.
Shtepia E Re
Tashmë ata kanë shtepinë e tyre në qytet afër qendave shëndetësore ku Bilali mund të vizitohet sa herë të ketë nevojë.
https://youtu.be/DRgT8A5VHfo