Lë makinën në ofiçinë për një servis, ja çfarë ndodh kur ai ikën (Video)


Pronari i kësaj makine (një Mercedes S63), Daniel Sheikhan, ka postuar në Youtube një video ku denoncon dy mekanik të Torontos, të cilëve u kishte besuar makinën e tij.

Falë një dash kamera të lënë ndezur në mjetin e tij, ai ka zbuluar që makina ka qëndruar vetëm 11 minuta në kontroll, ndërsa atij i kanë kërkuar pagesën e një ore e gjysmë pune.

Dhe jo vetëm kjo mekanikët kanë marrë makinën dhe kanë lëvizur për shumë kilometra, duke blerë edhe akullore.

Në fund riparimi i ka kushtuar 600 euro. Videoja ka mbledhur në pak kohë miliona shikime në rrjetet sociale.