Lajmi i fundit:Mberijne ne Kakavije autobuzet e pare nga Athina per te marre pjese ne va..rrimi i Kacifasit


Rreth 300 shtetas grekë dhe minoritarë janë nisur gjatë orëve të mbrëmjes nga Athina, për të marrë pjesë në va..rrimin e Kostandinos Kacifas në Bularat.

Organizatorët kishin vënë në dispozicion disa autobusë kundrejt një pagese të ulët, por duket se prania edhe e përfaqësuesve të Agimit të Artë në këtë ceremoni, i ka tërhequr një pjesë të atyre që kishin planifikuar të ishin në Bularat.

Edhe nga zona të tjera të Greqisë është njoftuar për nisjen e shtetasve greke dhe minoritarëve për të qenë prezent në ceremoni të enjten. Për të ruajtur rendin gjatë nisjes nga Athina, në zonë ishin vendosur forca të shumta poIicie, ndërsa me urdhër të Drejtorit të Policisë së Epirit, janë vënë në gatishmëri të gjitha forcat policore në zonën e Janinës dhe në akset që lidhin Kakavijën me pjesën tjetër të vendit.

Policitë e të dy vendeve janë në kontakt, ndërsa burimet tregojnë se personat e skeduar si ekstremlstë do të ndalohen që të dalin për në Shqipëri.
Ndërkohë pasditen e së mërkurës në Bularat mbërriti trupl i Kostandinos Kacifas, arkivoIi i te cilit ishte mbuluar me flamurin grek. Në fshat situata ishte e qetë. Nënkryetari i bashkisë së Dropullit, Mihal Mano foli për mbështetjen që bashkia ka ofruar për familjen.

“Në mbledhjen jashtë radhe të bashkisë së Dropullit, folën të gjithë këshilltarët e bashkisë. Njëzëri si minoritet grek vendosëm të qëndrojmë në lartësinë e situatës e të mbajmë një qëndrim për ngjarjen e ndodhur. Vendosëm që të paguajmë zyrtarisht shpenzimet e va..rrimit. Mbajtëm një minutë heshtje. Siç e dini do të mbështesim edhe me foni zhvillimin e ceremonisë mortore. Një këngëtar epirot do të jetë pjesë e ceremonisë që do të shoqërohet me këngë dhe vajtime sipas traditës”, tha Mano.

Çështja Kacifas ka marrë vëmendje maksimale nga mediat greke. Prezenca e mediave në qendër të Bularatit është më e lartë se ajo e banorëve, ndërsa shumica e ekipeve të xhirimit janë akomoduar dhe po jetojnë në fshat që pas 28 Tetorit.