Ervin Mata, biznesmeni i shpallur në kërkim për ngjarjen në Ish-Bllok, është vetë dorëzuar mbrëmjen e djeshme në Policinë e Tiranës.
Mata, prej rreth 4 muajsh në kërkim, ka zgjedhur ti dorëzohet drejtësisë, ndërsa ende nuk dihet në çfarë kushtesh e ka ndërmarrë një veprim të tillë.
Kujtojmë se Ervin Mata, u përfshi në konfliktin me ar.më të ndodhur në 5 tetor në një lokal në Ish-Bllok, ku mbeti i v.rarë një person dhe u pl,agosën dy të tjerë, ndër ta edhe Ervis Martinaj.
Por ndërsa fillimisht, pati dyshime se konflikti erdhi si pasojë e një ngacmimi që i ishte bërë të fejuarës së Matës, këngëtares së njohur Elvana Gjata, hetimet vazhduan edhe për motive që kishin të bënin për prishje të pazareve të dr.ogës.