LAJMI I FUNDIT/ Gjendet avioni i zh dukur i Emiliano Salës


Është gjetur avioni i zh dukur me të cilin po udhëtonte suImuesi argjentinas Emiliano Sala. Lajmi është konfirmuar nga familjarët e futbollistit.

Një anije kërkimi gjeti rrënojat në shtratin e Kanalit Anglez të dielën në mëngjes, sipas David Mearns, një eksplorues detar që punonte së bashku me Degën e Hetimeve të Aksldenteve Ajrore, i cili ishte në krye të operacionit.

“Mbetjet e avionit që po udhëtonte Emiliano Sala dhe piloti David Ibotson u lokalizuan herët në mëngjes nga FPV MORVEN”, shkruan eksperti David Mearns në “Twitter”.

Avioni u zh duk nga radarët në 22 janar. Si piloti David Ibotson dhe futbollisti argjentinas kanë humbur dhe hamendësohet të kenë vde.kur. Dy anije të vogla kishin ditë që kërkonin avionin e humbur pas një peticioni të suksesshëm online për të rinisur kërkimet.