Lajmi i bujshëm/ Shqipëria dhe Kosova bashkojnë doganat, por nuk mbaron me kaq


Hiqen kontrollet e dyfishta në pikën e kalimit kufitar në Morinë mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj bën me dije se dje Këshilli i Ministrave miratoi vendimin.

“Qeveria miratoi dje vendimin për këtë ndryshim të rëndësishëm, që lehtëson ndjeshëm lëvizjen e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës”, shkruan ndër të tjera Lleshaj.

Kujtojmë se një vendim i tillë u nënshkrua gjatë mbledhjes së përbashkët mes qëverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës pak javë më parë në Pejë.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shkruan në Twitter:

Ndryshime të rëndësishme në menaxhimin e kufirit me Kosovën. Kontrollet e dyfishta hiqen. Policitë e të dy vendeve do të kryejnë së bashku kontrollet sipas parimit një ndalesë një kontroll.

Qeveria miratoi dje vendimin për këtë ndryshim të rëndësishëm, që lehtëson ndjeshëm lëvizjen e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Por lehtësimi i lëvizjes së lirë nuk mbaron me kaq. Së shpejti ndërmerren hapa shumë më të rëndësishëm, për të vendosur standarde plotësisht europiane në kufirin Shqipëri-Kosovë.