LAJMI FANTASTIK/ Shqipëria dhe Kosova marrin vendimin e shumëpritur


Pas miratimit të rritjes së pagës minimale për 250 mijë punonjës në rang vendi, dhe shpërblimit për efektiven e pl agosur Ina Nuka, qeveria ka miratuar në parim bashkimin doganor Kosovë-Shqipëri.

Tashmë të gjithë shqiptarët që do të udhëtojnë në të dyja vendet, por edhe të huajtë, nuk do të përballen më me kontrollin e dyfishtë në pikat doganore.

Vendimi i qeverisë për marrëveshjen me Kosovën

V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PËR NGRITJEN E PIKAVE TË PËRBASHKËTA TË KALIMIT KUFITAR, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË KOSOVËS, DHE KRYERJEN E VEPRIMTARIVE TË PËRBASHKËTA TË KONTROLLIT KUFITAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA/Shqiptarja