Lajm i keq pë dentistët! Shpiket pasta që bën mrekulli në dhëmbët tuaj


Specifikisht ajo krijoi një produkt (pastën e dhëmbëve) i cili ka veti të mrekullueshme për higjenën e gojës suaj.

Ajo mendon se kjo pastë është e aftë të mbushë gjithë të krisurat dhe më pas vrimat në dhemb, duke ripërtërirë gjithë smaltin e dhëmbëve në të njëjtën kohë.
Kjo pastë është e formuar nga përbërës të ngjashëm me smaltin e dhëmbëve, por vjen në një formë më likuide, që është e vetmja diferencë.

Por, përpara se të hyjmë në specifika të këtij produkti revolucionar, le të zbulojmë disa gjëra më shumë për prishjen e dhëmbëve:

Çfarë është prishja e dhëmbëve?
Dhëmbët janë të formuar nga 4 shtresa:
Smalti është shtresë e fortë, e mineralizuar dhe shtresa mbrojtëse kryesore e dhëmbit.
Poshtë saj është dentina, një substancë e ngjashme me kockën që ofron një tjetër shtresë mbrojtëse të mineralizuar.

Poshtë saj, dhëmbi ka një qendër që quhet pulp dhe përbëhet nga enë gjaku dhe fije nervore.
Në fund vjen shtresa që quhet cementum, një tjetër shtresë e mineralizuar.
Nga konsumimi i një diete jo të përshtatshme dhe një higjene orale jo të duhur, acidi bën të mundur prishjen e shtresave të jashtme të dhëmbëve duke shkaktuar më pas prishjen e dhëmbëve.

Simptomat e prishjes së dhëmbëve:
Ndjeshmëri ndaj ushqimeve shumë të ftohta ose të nxehta.
Shenja ose pika të dukshme në sipërfaqen e dhëmbit.
Dhimbje kur konsumoni ushqim.
Prishja e dhëmbit zakonisht mjekohet me anë të mbushjes. Fatmirësisht ka një mënyrë që e shmang gërryerjen dhe dhimbjen e dhëmbit.

Si fuksionon kjo pastë:
Siç e përmendëm dhe në fillim, Kazue Yamagashi krijoi një substancë e cila është shumë e ngjashme me smaltin e dhëmbëve.
Pjesa më e mirë e kësaj paste është se e zëvendëson më së miri mbushjen e dhëmbëve, madje është një alternativë më e mirë sepse kështu shpëtohet dhe pjesa e padëmtuar e dhëmbit e cila zakonisht gjatë procesit të mbushjes gërryhet bashkë me pjesën e dëmtuar.
Sapo pasta aplikohet në dhemb ajo hollon sipërfaqen e acidit që ndodhet në sipërfaqen e dhëmbit.
Pas tre minutave, pasta fillon të kristalizohet dhe lidhet me sipërfaqen e smalit.