Lajm i fundit:Rrëzohet nje tjeter avion Boeing 757


Një avion ka pësuar një aksldent në minutat e para të nisjes. Bëhet fjalë për avionin Boeing 757, i cili u përplas në aeroportin e Guyanas, vetëm pak çaste pasi u nis.

Avioni i cili po nisej drejt Torontos, pësoi një problem hidraulik vetëm 10 minuta pas nisjes në aeroportin Georgetown, në orën 2:10 të mëngjesit dhe iu desh të kthehej menjëherë.

Por ulja ka qenë disi e rrezlkshme, pasi piloti nuk ka mundur ta kontrollojë, duke tejkaluar pistën e duke thyer një nga krahët e avionit teksa u përpIas me një grumbull rëre.

Ky aksident vjen dy javë pasi një tjetër avion Boeing u rrëzua në oqean jashtë brigjeve të Xhakartas, Indonezi, duke vr..arë 189 pasagjerë dhe ekuipazhin.

Në momentin e aksldentlt në bord ndodheshin 118 pasagjerë, mes të cilëve u lënduan 6 persona, të cilët po marrin ndihmën mjekësore.