LAJM I FUNDIT/ Gjermanët vënë në pranga ish-prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla. Politika shqiptare ‘dridhet’


Burime të sigurta pranë autoriteteve gjermane i kanë konfirmuar “Pamfleti”-it se ish- Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë është ndaluar nga organet ligjzbatuese gjermane dhe po merret në pyetje.

Burimet bëjnë me dije se arrestimi i Adriatik Llallës është ngjarja më e bujshme që po i ndodh Shqipërisë pas fillimit të implementimit të Reformës në Drejtësi.

Arrestimi nuk është thjesht ndëshkueshmëri për një Prokuror të Përgjithshëm të implikuar në krime, për një zyrtar të lartë “non grata” në SHBA, por është fillimi i rënies së ngrehinës së kalbur të sistemit të degraduar politik dhe juridik në Shqipëri, i një sistemi të korruptuar për përmbysjen e të cilit janë investuar fuqishëm instucionet ligjzbatuese ndërkombëtare nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë.

Arrestimi i Adriatik Llallës në Gjermani ka vënë në alert të gjithë klasën politike shqiptare.

Adriatik Llalla është tashmë një i “penduar” në duart e amerikanëve dhe gjermanëve