Ashtu sikurse u lakua në debatet e ashpra në Kuvendin e Shqipërisë, tashmë nga gazetari investigativ, Artan Hoxha, tha se SHBA i ka bllokuar vizën familjes së Sali Berishës. Ai ka folur për këtë temë në studion e Report Tv, dhe tha se ende nuk ka informacion zyrtar për këtë vendim të SHBA, por flete me vendoshmëri se ky lajm është i vërtetët.
Gazetari Hoxha ka paralajmëruar edhe të tjerë politikanë shqiptarë se nëse SHBA ka marrë vendimin për t’i ndaluar hyrjen Berishës dhe familjes së tij, do të thotë se SPAK dhe BKH kanë nisur fazën e go ditjes. “Politikanët shqiptarë nuk do ta kenë aq të lehtë, Reforma në Drejtësi do të japë masa. Autoritetet amerikane kanë ndëshkimet gati.
Nuk e kemi parë deri më tani vendimin për Sali Berishën, burime thonë se ky vendim është marrë. Vendimi është i njëjtë si me rastin e Adriatik Llallës, do vërtetohet kur të dalë në faqen zyrtare të DASH. Nëse është marrë ky vendim nuk është fundi i botës.
Unë nuk do të doja të jetë marrë një vendim i tillë, duam apo s’duam ne, Berisha ka 30 vjet në politikë, i ka mbajtur të gjitha pozicionet më të larta. Nëse është marrë ky vendim, do të thotë se SPAK e BKH kanë nisur fazën e god itjes. Meta, Rama, Basha dhe të gjithë që kanë tentuar të bllokojnë ngritjen e SPAK e BKH do të përballen. Askush nuk do t’i shpëtojë god itjes”, ka deklaruar gazetari Hoxha.