Një punëtor nga Mildura e Australisë la për rreth 5 orë një copë mish në makinë e tij, ndërsa kur u kthye nuk u besoi syve në atë që pa.
Temperaturat në qytet arritën 45.8 gradë celsius atë ditë, shkruan Daily Mail. Ndërsa kur u kthye ai e gjeti pothuajse të pjekur biftekun.
“Me këtë valë të të nxehtit, mos harroni të lini kurrë fëmijë, të moshuar ose kafshë në makinë”, ka postuar punëtori në faqen e Facebook-it së bashku me imazhet.
‘Gjithmonë kontrolloni, sigurohuni”, ka shkruar ai më tej.
Megjithatë këto foto kanë ndezur debatin online nëse janë të vërteta.