Titulli i pasaportave më të fuqishme në botë ndryshon nga java në javë. Një moment Gjermania shpallet në vendin e parë, pastaj papritmas Japonia i merr fronin. Renditja e fundit bazohet në numrin e vendeve që një mbajtës pasaporte mund të hyjë pa vizë ose për të cilën mund të marrë vizë pas mbërritjes.
Kina u rendit e 75-ta në Indeksin e Hanley të Pasaportave në vitin 2008. Kina tani është ngjitur me 44 vende. Dhe ndërsa rritja e Kinës është mbresëlënëse, janë disa vende të vogla evropiane që kanë bërë përparimet më të mëdha.
Edhe thjesht aspirimi për në BE ka bërë mrekullinë. Në vitin 2008, Shqipëria renditej e 155-ta dhe tani është ngjitur me 67 vende në vetëm 10 vjet. Kjo gjë ka ndodhur prej faktit se Shqipëria është një vend kandidat zyrtar për t’u bashkuar me BE-në. Shqipëria aplikoi për t’u bashkuar me bllokun në vitin 2008 dhe iu liberalizuan vizat për zonën Shengen në vitin 2010. Ndërsa negociatat po vazhdojnë, vetëm kandidatura ka ndihmuar në renditjen e vendit. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Bosnje-Hercegovinën. Quora/ Shihni tabelat më poshtë/