Në korrik të këtij viti, aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj u bënë prindër për herë të parë. Me ardhjen në jetë të vogëlushes që e pagëzuan me emrin e veçantë Ajka, Besi ka nisur të kthejë në humor për publikun çdo skenë që ndodh në shtëpi me vajzën dhe Xhensilën.
Kësaj here, ai ka publikuar në profilin e tij në Instagram një foto ku shfaqet i veshur me këmishë e kostum, teksa është duke hequr xhaketën. Mirëpo, veprimi është ndërprerë në mes dhe mimika e tij e fytyrës të lë të kuptosh se diçka nuk shkon.
“Momenti kur hy në shtëpi dhe behesh gati me u rehatu kur të thotë plaka : s’kena bukë.”- ka shkruar Besi në postim, ku Xhensila i ka komentuar “Apapapapa”, bashkangjitur me emojin e një flake.
Mirëpo, komentit të Xhensilës, Besi ja ka kthyer në mënyrën më epike të mundshme, duke shkrirë së qeshuri publikun.
“Ose kur të thotë nusja: Pampersat e gocës mbaruan.”- ka shkruar Besi në foto.