Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume u shpreh në studion e Report Tv se opozita nuk do shkojë drejt djegies së mandateve, por do rikthehet në Kuvend. Sipas Kumes, PD-LSI janë në limitet e afatit ligjor. Ai shton se kanë kaluar 5 muaj nga nisja e bojkotit pasi llogariten edhe ditët e pushimit, përfshirë këtu edhe muajin gusht nga ku nis numërimi.
“Opozita do vijë në Kuvend, nuk do shkojë drejt djegies së mandateve. Fillon dhe numërohet 6 muaj, nga e shtuna dhe të diela si dhe ditët e pushimit”, është shprehur ish kreu i KQZ.
Edhe pse deputetët mungojnë, pavarësisht kësaj ata paguhen rregullisht. Kume thotë se duhet të ndryshojë edhe kjo praktikë. Ai shton se deputetët duhet të trajtohen si një i punësuar që refuzon të shkojë në punë dhe për rrjedhojë nuk duhet të paguhet.