Kujtonin se ishte fole lepuri, por ajo që zbuluan i la pa fjalë


Një vrimë e lepurit që është zbuluar në tokën e një fermeri në Angli, në fakt është një labirint që qon drejt një shpelle të madhe nëntokësore, e cila mendohet të jetë përdorur nga Kalorësit gjatë shekullit të 17-të.

Pronarët e tokës kishin vërejtur se si një lepur vazhdimisht futej në një vrimë që e kishte hapur, dhe ishin të bindur se ajo shërbente si strehë për të gjatë motit të keq, por në fakt e vërteta ishte krejt ndryshe

Ajo gjendet vetëm një metër nën tokë, kurse fotografi nga Birminghami, Mike Scott, ka deklaruar se shpella është shumë e ulët dhe se brenda saj mund të futen të gjithë ata që nuk janë më të gjatë se 180 centimetra.

“Kam pasur rastin të futem brenda saj, ku përpos merimangave dhe qetësisë nuk kishte asgjë tjetër”, ka shtuar ai.

Dyshohet se kjo shpellë është përdorur nga paganët gjatë cer.emonive dhe rituaIeve të fshehta, por edhe mbishkrimet në mur dhe qirinjtë janë tregues së vizitorët kanë qenë njerëz të kohës moderne.

Askush nuk e di me saktësi historinë e vërtetë të kësaj shpelle, por së fundmi hyrja në këtë shpellë mis.terioze është mbyllur për shkak të disa vizitorëve të papër.gjegjshëm.