Tuzi, është një komunë me shumicë shqiptare dhe pikërisht ditën e sotme do të mbahen zgjedhjet komunale
Tre partitë shqiptare janë bashkuar në një Forum Shqiptar të quajtur “Malësia e Madhe na bashkon” sepse kanë më shumë mundësi fitoreje në zgjedhjet vendore për Komunën e Tuzit në Malësi, nga ku pritet që drejtimin ta marrin shqiptarët.
Për të votuar ditën e sotme në Tuz kanë mbërritur edhe shqiptarët që jetojnë jashtë.
Sead Nikaj është një prej shqiptarëve të Tuzit, i cili është përballur me një skenë të pakëndshme ditën e sotme kur ka zbritur në aeroport.
Hyrja e tij në aeroport është shoqëruar me inc.ident për shkak të bërjes së simbolit të shqiponjës.
Ai tha:
Unë kam ardhur për të votuar, pasi partitë tona u bashkuan pas disa dekadash. Hapin e parë e bënë vendasit. Po kryejmë obligimin që kemi ndaj Tuzit. Sapo dola nga avioni më shihnin me një sy shumë të keq. Më ndanë në një dhomë. Kur dola, përshëndeta familjarët e mi me një shqiponjë krenare. Policët më thanë këtë bëje në një vend tjetër. Unë këtu se kjo është toka ime. Fitues jemi sepse jemi të bashkuar. Do ta marrim Malësinë në dorë. Situata është e qetë.”