Kryemadhi vishet me ‘Moschino’, ‘e apasionuar pas modës’ marramendëse të bluzës (Foto)


Në një kohë kur i duhet të jetë në krye të aksioneve opozitare duke shkuar qytet më qytet nga ku flet për varfërinë, apo mbron kauzat studentore dhe kërkon kushte më të mira për ta, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi kërkon kushte më të mira edhe për veten. E sidomos kur bëhet fjalë për look-un.

Pasi u përfol në media për kryerjen e disa ope racioneve estetike të kushtueshme, kësaj rradhe ajo është e interesuar të duket ‘cool’ përmes veshjeve.

Në fjalimin e mbajtur para strukturave të LRI, nuk ka kaluar pa u vënë re bluza ‘Moschino’ e Kryemadhit e cila kap vlerën e afro 300 dollarëve.

Një çmim aspak i zakonshëm për një qytetare si Monika, që deklaron se jeton vetëm me të ardhurat nga rroga./Lexo