Kryemadhi bën zbulimin e madh, ja çfarë përmbajnë dosjet e ‘frlkshme’ “339” dhe “184”


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë një takim me strukturat në Gramsh është shprehur se në Prokurori janë dosjet “339” dhe “184” që sipas saj vërtetojnë përfshirjen e eksponentëve të lartë të PS-së në blerjen e votave.

Kryemadhi u shpreh se janë mbi 300 denoncime të LSI-së në zyrat e OSBE-së, ku denoncojnë jo vetëm blerjen e votës, por dhe përdorimin e b*ndave kr*minale edhe të segmenteve kr*minale, së bashku me Policinë e Shtetit në favor të votës për PS-në.

“Sot në zyrat e Prokurorisë qëndron “Dosja 339”, për përfshirjen e eksponentëve të lartë të PS-së, që nga Vangjush Dako dhe pse jo edhe Edi Rama, ku blihen votat me grupet kr*minale.

Dosja 184, ku ka ministra e deputetë të PS-së të përfshirë në blerjen e votave, por dhe në këmbim të blerjes së votave përkundrejt lejimit të parcelave të hash.ashit në Bashkinë e Dibrës”, tha Kryemadhi.