Kosovari që shpëtoi 20 fëmijë shpallet hero në Suedi, kështu e surprizon Ibrahimovic


Fidan Bejta nga Kosova është shpallur “Hero i Vitit 2018” në Suedi. Ai do të nderohet të mërkurën me titullin “Engjëlli i mbrojtës”, pasi shpëtoi nga një su lm 20 fëmijë.

Ai kishte shpëtuar fëmijët teksa luanin në një shesh lojërash, kur një grua i ka ndjekur fëmijët, duke tentuar t’i go dasë ata.

Bejta është shprehur shumë i kënaqur që do të marrë këtë titull, derisa ka treguar se si ndodhi ngjarja.

Fidan Bejta e ndaloi gruan me thikë në sheshin e lojërave. Kështu ai rre zikoi jetën, duke i shpëtuar fëmijët e tjerë.

Ylli më i madh i futbollit suedez, Zlatan Ibrahimoviq i ka dërguar një meesazh Fidanit.

“Ju jeni një hero i vërtetë. Punë e mirë. Të gjithë janë krenarë për ty”, thotë Zlatani.

“Ajo që bëtë nuk është secili që do të guxonte të bënte. Vazhdo të jesh kështu, vetvetja.

Na duhen më shumë si ty. Ju ftoj që të vini dhe të më shikoni një lojë live”, përfundon Zlatan Ibrahimoviq.