Korça me -15 gradë Celsius, por këto pamje te qytetit te mbuluar nga bora jane “magjike”


Temperaturat e këtyre ditëve kanë qenë disa gradë nën zero dhe sipas matjeve, Korça është qarku që ka shënuar edhe uljen më drastike.

Mëngjesi i sotëm e ka gjetur Korçën me temperaturat -6 gradë, ndërsa temperatura më e lartë në mesditë do të jetë prapë me minus, -3 gradë.
Sipas metereologëve, në Korçë temperaturat gjatë natës do të shkojnë deri në -15 gradë.

Zbardhja i ka dhënë këtij qyteti një pamje magjike, ku çdokujt do i pëlqente të ishte atje tani.

Fotot nga Pazari i Vjetër, Pedonalja dhe Katedralja tregojnë sesa magjike bëhet Korça gjatë sezonit kur në të bie borë.

Disa ditë në Korçë, duke bërë patinazh e duke shijuar gatimet tradicionale të këtij qyteti te mrekullueshëm, do ishin pushimet ideale në këtë periudhë të vitit, shkruan “Meganews.al” nga janë marrë edhe fotot e mëposhtme.