Komentuesit i nxjerrin të paIarat Taulant Mukës: FaIsifikoi kërkesat origjinale të studentëve në Ministri. Ja e vërteta e studimeve te Mjekësia


I shfaqur këto kohë në krah të studentëve protestues, duket se Taulant Muka ka humbur besimin e tyre.

Janë me dhjetra postime të studentëve të cilët e akuzojnë atë se është futur qëllimisht për të mbyllur protestën, ndërsa e akuzojnë hapur edhe për manipulim të kërkesës së studentëve të protokolluar në Ministrinë e Arsimit, kur ai ishte në postin e zv/ ministrit.


Një prej komentuesve , Nensi Bajramaj, hedh dritë edhe në të kaluarën e Taulant Mukës gjatë kohës që ky i fundit ka qenë me studime në Shjqipëri. Sipas tij, Muka ka arritur të përfitojë falë miqësisë që ka pasur me ish dekanin e Fakultetit të Mjekësisë.

Ky I fundit është shkarkuar në vitin 2014 nga ministrja Lindita Nikolla pas shkeljeve ligjore të konstatuara nga një audit i Rekorit të Universitetit, ku rezultoi se dekani kishte shkaktuar një dëm ekonomik në buxhetin e Fakultetit prej 55 milionë lekësh si pasojë e shkeljeve ligjore të kryera.