Klopp dëshiron që Shaqiri mos të udhëtojë me skuadrën në Beograd


Ndeshja e ardhshme e Liverpoolit është ajo ndaj Crvena Zvezdas në Beograd.

Një ndeshje mjaft e rëndësishme për ecurinë e Grupit C në Ligën e Kampionëve, duke ditur që dallimi në pikë mes skuadrave është shumë i vogël.

Tifozët shqiptarë këtë sezon kanë një arsye më shumë për të ndjekur skuadrën e Jurgen Klopp pasi pjesë e saj është Xherdan Shaqiri.

Xherdan Shaqiri duke festuar golin e tij ndaj Serbisë në Botëror

Por, sipas Telegraph ylli nga Kosova nuk do të jetë pjesë e ekipit që do të udhëtojë drejt Beogradit për ndeshjen ndaj Crvena Zvezdas.

Trajneri gjerman është i njohur mirë me situatën poIitike mes Kosovës dhe Serbisë, gjithashtu i njoftuar se Shaqiri golin ndaj Serbisë në kampionatin Botëror e ka festuar me shqiponjë dhe kështu për arsye slgurie pritet ta pushojë 27-vjeçarin.

E gjitha kjo për lojtarin nuk është fare problem dhe ai është i gatshëm të udhëtojë me skuadrën.

Para ndeshjes së parë Shaiqir kishte thënë se del në fushë për të luajtur futboll dhe e duron pa problem preslonin.

https://youtu.be/VWmRo0v494c