Klodiana Lala bën paralajmërin e fortë: Në janar do zbulohen emrat e politikanëve


Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një paralajmërim të fortë ditën e djeshme.

E ftuar në studion e emisionit Opinion, Lala ka thënë se në Janar do të kemi surpriza të mëdha.

E pyetur nga Blendi Fevziu sesi do të nisë viti i ri për të dhe nëse do të ketë të njëjtë dinamikë, ajo është shprehur se ka një kontratë me rrjetin investigativ Birn, dhe se është duke punuar për një shkrim investigativ për shitblerjen e votës.

Lala është shprehur se do të dalin përgjime të rëndësishme nga ky investigim, ndërsa ka treguar se do të dalin edhe emra të disa politikanëve