Baza ajrore ‘Zeljava’ gjendet në kufirin mes Kroacisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, pranë qytetit të Bihacit. Kjo bazë ishte më e madhja në Jugosllavi dhe ndër më të mëdhatë në Europë, transmeton Gazeta Metro.
Baza kishte pozicion strategjik, pasi ishte vendosur poshtë maleve të Pljesevicës, duke bërë që bjeshka të funksionojë si mburojë, kurse maja e malit ishte ideale për vendosjen e sistemit të radarëve.
Kjo bazë ishte ndërtuar mes viteve 1948-1968 dhe kushtoi 6 miliardë dollarë. Qeveria e asaj kohe përdorte vazhdimisht fotografi të kësaj baze gjatë ndërtimit, por pa treguar lokacionin.
Përveç pjesës së jashtme, baza ofronte edhe ambient të brendshëm shumë të madh. Aty mund të strehoheshin 1000 persona për një muaj me rezerva të ushqimit. Baza kishte edhe burimin e vet të ujit, si dhe ishte e dizajnuar t’i bënte ballë një bo.mbe ato.mike 20 kilotonëshe.
Sot, kjo bazë është më shumë relikt i së kaluarës, kurse qeveria aktuale ka pak ose fare plane si të veprojë me këtë hapësirë. Ideja më e fundit është që komuna ta përdorë si aeroport, sepse gjithnjë e më shumë ajo po përdoret si vendkalim i emigrantëve ilegalë.
Për më shume mund të shikoni videon më poshtë: