Miss Nebraska Sarah Rose Summers, u shpall fituesja e konkursit të bukurisë Miss SHBA 2018.
Kompeticioni u mbajt më 21 maj në Shreveport, Louisiana, ku 23-vjeçarja që përfaqëson Nebraskan, la pas 49 konkurrentet e tjera.
Fituesja spikati për bukurinë e saj natyrale dhe lirshmërinë e komunikimit.
Ajo është diplomuar në Texas Christian University dhe është në vijim të specializimit për tu bërë specialiste e certifikuar për fëmijët.
Në momentin e kurorëzimit ajo u përfshi nga emocionet, duke mos u përmbajtur nga emocionet.
Në fotogaleri shihni më shumë, nga konkursi i bukurisë. /a.y/noa.al