Kjo është pishina më e thellë në botë (Foto)


Nëse ju pëlqejnë thellësitë në ujë, atëherë në Hotelin Millepini në Itali ka një pishinë e cila është e thellë sa një ndërtesë 14-katëshe.

Hoteli ndodhet në Montegrotto Terme, Itali, dhe mban rekordin botëror për pishinën më të thellë në botë.

Pishina është e mbushur me 1.1 milionë gaIonë ujë dhe përmban një tunel rrethor 42 metra të gjatë në të cilin mund të ecin mysafirët dhe t’i shohin zhytësit duke notuar në ujë, transmeton Gazeta Express.

Uji i pishinës mbahet i ngrohtë, ngjashëm sikur të ishit në Karaibe. Temperatura e tij është ideale për zhytësit të cilët dëshirojnë të notojnë pa pajisjet e notit.