Kjo është këngëtarja shqiptare që ka shtëpinë më luksoze nga te gjithe koleget e saj


Që këngëtarët paguhen mirë dhe bëjnë një jetë luksoze këtë nuk e dyshojmë më.

Ndonëse shumë prej tyre përpiqen ta mbajnë larg syrit të medias dhe publikut jetën private, ka raste kur ata i thyejnë këto rregulla dhe na prezantojnë me detajet e përditshmërisë së tyre.

Kjo ka ndodhur edhe ditën e djeshme me këngëtaren e njohur kosovare Shkurte Gashi.

Ajo ka publikuar një foto nga salloni i shtëpisë së saj duke i lënë fansat të magjepsur nga luksi.

Në dhomën e ndenjes, këngëtarja ka zgjedhur kudo ngjyrën e bardhë, duke e kombinuar shkëlqyeshëm me shkëlqimin e aksesorëve të tjerë.

Pas një periudhe koncertesh jashtë vendit, Shkurte shkruan:

U ktheva në shtëpi.”

Në fakt më herët është thënë se Shkurte ka shtëpinë më luksoze mes kolegëve.